Nga prilli 2020, Kosova do t’i kontrollojë kufijtë e saj energjetikë

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdin Lluka, ka konfirmuar se nga 14 prilli i vitit 2020, Kosova do të ketë kontrollin e kufijve të saj energjetikë.

“Operatorët e transmisioneve të Evropës kontinentale kanë votuar pro pavarësimit energjetik të Republikës së Kosovës. Poashtu kanë votuar kundër ankesës së Serbisë lidhur me këtë drejtim, duke i dhënë vulën përfundimtare pavarësimit energjetik. Ky proces gjithashtu do të aktivizoj linjën e transmisionit me Shqipëri, duke krijuar mundësi fantastike në përdorim më të mirë të energjisë në mes të dy vendeve tona”, ka shkruar Lluka në Facebook.

“E gjithë kjo duke ju falënderuar punës së palodhshme të të gjithë akterëve energjetik, e në veçanti menaxhmentit të KOSTT dhe Qeverisë Gjermane për përkrahje të vazhdueshme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme