Nga sot në qarkullim pesë pulla të reja postare

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Posta e Kosovës, nga sot në qarkullim pesë pulla postare, të titulluar “Flora”.

Pamjet e mrekullueshme të pesë pullave postare, shfaqin pesë llojet e florës së begatshme, bimët: Burgull i Koshaninit, Halaqi i endtnerit, Tisi, Sanguisorba albanica, Primula Halleri, të cilat janë të përhapura në Republikën e Kosovë. kjo është thënë në një komunikaë për medie nga Posta.

“Bukuria e këtyre bimëve, e dizajnuar për pulla postare nga autoret D.Luta dhe L. Ademi, është e përmbledhur në një tabak të kombinuar me vinjetë si produkt final filatelik. Filatelia e Postës së Kosovës, me përkushtim të lartë si çdo herë, prezanton shtetin me florën mahnitëse që rritet në vendin tonë.”, është thënë në komunikatë.

Të ngjashme