Nga sot, roaming më i lirë mes shteteve të Ballkanit

Prishtinë | 01 Jan 2020 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Çmimi i roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor duke nisur nga dita e sotme është ulur nga 9 deri më 35 për qind, në përputhje me fazën e dytë të zbatimit të Marrëveshjes rajonale për roamingun.

Përdoruesit do të paguajnë roamingun sipas parimit – çmimi vendor plus kompensimi për roaming.

Por, në Bosnjë e Hercegovinë e Mal të Zi ato do të mbeten të pandryshuara. Nga 1 korriku parashikohet edhe një ulje shtesë e çmimit, ndërsa nga 1 korriku i vitit 2021 roamingu mes shtetet të Ballkanit do të hiqet tërësisht, shkruan oranews.

Kjo parashihet me Marrëveshjen për roamingun që ishte nënshkruar në Beograd nga përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor– Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës e Maqedonisë së Veriut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme