Ngadalësohet rritja e ekonomisë globale

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Ekonomia globale po përkeqësohet dhe udhëheqësit politikë duhet të shmangin çdo përshkallëzim të konflikteve tregtare tha ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, në një intervistë për Reuters.

Kërcënimi i presidentit amerikan, Donald Trump, këtë javë për vendosjen e tarifave mbi 11 miliardë dollarë ndaj produkteve të Bashkimit Europian, ka thelluar mosmarrëveshjet duke hapur një front të ri në luftën e tij tregtare globale.

“Të gjitha palët duhet të bëjnë pjesën e tyre për të shmangur një përshkallëzim të mosmarrëveshjes tregtare”, tha Sholz, i pyetur lidhur me kërcënimin e SHBA-së për të imponuar tarifa shtesë.

Ndërsa u ndal te parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe te takimi i Bankës Botërore që pritet të mbahet në Uashington këtë javë, Scholz tha se ekonomia po humbet ‘terren’ dhe se ende nuk vihet re e një rritje në Europë dhe Gjermani.

Ai shtoi më tej se problemet politike siç janë mosmarrëveshjet tregtare të SHBA dhe Brexit mund të zgjidhjen.

“Kjo është arsyeja pse bisedimet në Uashington janë kaq të rëndësishme”, tha ministri gjerman, duke shtuar se gjermanët dhe europianët mund të hyjnë në bisedime me homologët e tyre të SHBA-së. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme