Ngritja e çmimit të vajit në Kosovë, fillojnë hetimet

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 20:26 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës, Valon Prestreshi, ka bërë të ditur se do të intesifikohen hetimet lidhur me ngritjen e çmimit të vajit në Kosovë.

Kështu njoftoi ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Dje kam komunikuar me homologen time të mëmëdheut me temën “ngritja e çmimit të vajit” në Kosovë dhe Shqipëri, në shifra shqetësuese.”

“Vërehet një ngritje e çmimit të vajit edhe në Shqipëri. Si dy institucione si motra edhe me tutje do t’i intesifikojmë hetimet dhe monitorimet e kësaj dukurie për të arritur me një konkluzion të fort dhe të qendrueshem”, shkroi ai.

Të ngjashme