Nis jetësimi i rrugës që lidhë Gjilanin me Lipjanin, 1.3 milion euro investim

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 15:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është përuruar fillimi i punimeve në rrugën e Verbicës së Zhegocit që lidhet me Sllovinë e Lipjanit, raporton Ekonomia Online.

Kjo rrugë me gjatësi 7.8 km, kap shirën mbi 1.3 milion euro dhe pritet të kryeht në afat prej një viti.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se do të vazhdojë t’u dalë në ndihmë të gjitha komunave në realizim të projekteve të rëndësishme për banorë, siç është rruga Zhegoc – Slivovë, e filluar tre herë, që nga koha e Jugosllavisë.

Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare për komunat, sepse ato janë baza e zhvillimit ekonomik.

 “Ne sot para se të fillojmë këtë rrugë ishim për homazhe e bëmë lavdinë para atyre dhe ai nderim që e bënë bashkë me ju mendoj që është një porosi e qartë që ne jemi të vendosur që ajo që është baza e zhvillimit të shteti që është komuna që ne ta zhvillojmë dhe ta mbështesim financiarisht”, tha Lekaj.

“…Ju them që kjo rrugë që është e treta herë që niset edhe në ish juvosllavi edhe në qeveritë e mëparshme por tani jemi të vendosur që kjo rrugë me gjatësi 6 kilometra të përfundoj në afat të caktuar, nga kompania kërkoj që të jetë serioz që të përfundoj në standardet që i kërkon komuna dhe kontrata”.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se kjo rrugë po fillon të shtrohet me vonesë pasi që është zonë e luftës dhe është obligim i institucioneve të përmbyllet.

“Është bërë me vonesë, por është sot dita e fundit, shpresa e juaj është rikthyer me mbështetjen e Qeverisë dhe ministrit Lekaj në këtë projekt. Ne si komunë jemi bartës e falënderoj ministrin që pas autostradës e ka mbështet këtë projekt. Kjo zonë është zonë e luftës është zonë e Karadakut, është zonë e dëshmorëve e baballarëve të tyre që ne e kemi pasë obligim me përmbyll”, tha Haziri, raporton EO.

Të ngjashme