Nixha: Në Kosovë nuk ka identitet arkitekturor por ka kapacitet

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 10:32 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kosovë nuk ka identitet arkitekturor. Kështu tha kryetari i Asociacionit të Arkitektëve në Kosovë, Astrit Nixha në konferencën e organizuar nga Ndërtimi.

Nixha tha se ka objekte të rëndësishme në Prishtinë që edhe vetë njerëzit që i shfrytëzojnë nuk ua dinë vlerën arkitektonike edhe në identitetin e vendit. Ai përmendi këtu objektin e vjetër të Akademisë së Arteve, ku ish-kryetari i kësaj akademike ka kërkuar që objektit t’i shtohet edhe një kat.

Ai tha se përkundër faktit që në Kosovë ka kapacitet për të krijuar identitet, ato nuk po lejohen nga institucionet, raporton Ekonomia Online.

“Thashë se kapacitete ka sa të duash. Por asnjë gjë nuk të lihet në dorë kur vjen puna të bësh diçka. Ka shumë potencial por nuk ka mundësi. Arsyet dihen”.

Mirëpo për të ndërtuar identitetin arkitekturor në Kosovë, sipas arkitektit Rron Beqiri, është shumë vonë pasi objektet janë ndërtuar si janë ndërtuar.

Ai tha se ndoshta në Kosovë është më mirë identiteti të ndërtohet përmes mënyrës se si jetojmë, ashtu si kryeqyteti gjerman.

“Unë shoh njëfarë potenciali në nivel të njerëzve që me krijuar, e shoh një potencial me pa një identitet  siç ka shkuar Berlini se identiteti është krijuar prej lifestylit më shumë sesa prej ndërtesave”.

Arkitekti nga Mali i Zi, Shpëtim Maraja nënvizoi rëndësinë e arkitektit të qytetit, duke marrë shembull ata në Mal të Zi.

“Arkitekti i qytetit ka detyrë të shoh fasadën e objektit dhe vendosjen në parcelë. Nëse nuk jep vendimin, projekti ideor nuk mund të vazhdojë. Arkitekti i qytetit është shumë i rëndësishëm”, tha ai.

Conrecon ka mbledhur në Prishtinë arkitektë nga i gjithë rajoni.

Konferenca është dyditore dhe gjatë këtyre dy ditëve do të diskutohen tema të ndryshme në panele e prezantime.

Të ngjashme