Oda Amerikane u bën thirrje ndërmarrjeve në Kosovë që të shmangin veprimet diskriminuese

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimet e saj lidhur me raportimet e djeshme për trajtim diskriminues të pjesëtarëve të një komuniteti të caktuar nga ana e punonjësve të një operatori ekonomik.

Oda Amerikane rikujton se trajtimi jodiskriminues është detyrim kushtetues për të gjithë në Kosovë, ndërsa praktikat e shërbimit gjithëpërfshirës dhe jodiskriminues duhet të jenë edhe pjesë e demonstrimit aktiv të vlerave të përgjegjësisë sociale korporatave, dhe si të tilla duhet të respektohen gjatë tërë kohës nga të gjitha ndërmarrjet në Kosovë.

Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u bënë thirrje të gjitha ndërmarrjeve në Kosovë që të shmangin veprimet që mund të sugjerojnë diskriminim apo përjashtim nga e drejta e shërbimit në çfarëdo baze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme