Oda Ekonomike Amerikane dhe Gjirafa nisin 4 kamionë ndihma drejt Shqipërisë

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 19:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në shenjë solidarizimi me popullin shqiptar si pasojë e tërmetit në Shqipëri, Oda Ekonomike Amerikane dhe Gjirafa.com, kanë arritur të sigurojnë ndihma për banorët e prekur nga tërmeti. Në mbrëmje, janë nisur gjithsej katër kamionë me artikuj ushqimorë, veshmbathje dhe gjëra tjera elementare.

Greta Kamberi nga Gjirafa.com ka thënë se me ndihmën e Odës Ekonomike Amerikane, kanë arritur që t’i nisin katër kamionë për Shqipëri.

“Duke parë nevojën për ndihmën qytetare në tërmetin e Shqipërisë, ne si kompani Gjjirafa së bashku me Odën Ekonomike Amerikane (OEK) kemi bërë një thirrje të hapur qysh prej ditës së djeshme për të ofruar ndihma për qytetarët e Shqipërisë të cilët janë prekur nga tërmeti. Kemi arrit diku katër kamionë me i nisë për Shqipëri, me ndihmën e bizneseve dhe qytetarëve”, ka thënë ajo.

Iniciativa e tillë thotë se do të vazhdojë edhe nesër, ku thotë se në ora 17 do të nisen për në Shqipëri, raporton Ekonomia Online.

“Po do të vazhdojë edhe nesër ky aksion dhe thirrja është e hapur edhe për ditën e nesërme, kështu që për nesër po mendojmë prapë në ora 17 të i nisim kamionat, varësisht se sa do të bëhen”, ka thënë ajo.

Kamberi tha se ndihmat munden me qenë të ndryshme varësisht prej nevojave dhe për momentin sipas saj nevojë më së shumti kanë për gjëra higjienike dhe ushqim, raporton EO.




Të ngjashme