Oda Ekonomike ka disa kërkesa për Qeverinë e re të Kosovës

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Oda Ekonomike e Kosovës, ka mirëpritur konstituimin e institucioneve të vendit.

Kryetari i këtij institucioni, Berat Rukiqi, ka thënë se Qeveria e re duhet ta kompensojë kohën e humbur prej fushatës zgjedhore deri tash, duke treguar edhe se çfarë duhet të jetë prioritet për të në asketin ekonomik.

“Komuniteti i biznesit, perkatesisht 16,000 ndermarrje te perfaqesuara nga Oda Ekonomike e Kosoves, e mirepresin krijimin dhe fillimin e punes te kabinetit te ri qeveritar, te udhehequr nga Kryeministri z. Albin Kurti, si nje hap tjeter i rendesishem i konsolidimit te demokracise ne vend dhe parakusht themelor per vazhdimin e reformave qe mundesojne zhvillim te qendrueshem ekonomik, thuhet në urimin e Odës Ekonomike, përcjell Gazeta Infokus.

Tutje Oda Ekonomike ka paraqitur disa kërkesa për qëverin e re .

“Oda Ekonomike e Kosoves kerkon nga Qeveria e re, qe te kompensoj kohen e humbur nga periudha parazgjedhore dhe paszgjedhore, me nje dinamike te shtuar ne reformat prioritare ekonomike qe synim kryesor duhet ta kene rritjen e sektorit privat ne Kosove, bazuar ne parime te qarta te ekonomise se tregut.

Prioritetet e politikave ekonomike duhet te jene te qarta dhe te matshme sidomos sa i perket:

– Hendekut te shkathtesive dhe “ikjes te trurit”;

-Rritjes te eksportit dhe investimeve te huaja direkte;

– Sigurise juridike per bizneset;

– Qasjes ne financa;

– Sektorit te energjise;

– Luftimit te informalitetit.

Oda Ekonomike e Kosoves do te jete partner serioz dhe profesional ne adresimin e te gjitha temave dhe çeshtjeve qe kane ndikim ne rritjen e sektorit privat ne vend dhe njehereit ofron ekspertizen profesionale ne adresimin e tyre”.

Të ngjashme