Oda Ekonomike shpërblen tatimpaguesit, eksportuesit dhe punëdhënësit e vitit 2021

Prishtinë | 19 Shk 2022 | 10:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka ndarë shpërblimet për tatimpaguesit më të mëdhenj të vitit 2021, eksportuesit, punëdhënësit e vitit, kompanitë më fitimprurëse dhe investimin e vitit, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu sivjet për herë të parë është shtuar një kategori “vendi i punës miqësor për familjen”.

Në ceremoninë e organizuar mbrëmë, u tha se këto biznese janë shtylla e shtetndërtimit dhe ekonomisë së vendit, duke krijuar së bashku mijëra vende pune.

“Devolli Corporation ShPK” ka fituar çmime në tri kategori të ndara, si tatimpaguesi, eksportuesi dhe punëdhënësi i vitit 2021.

Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, para të pranishmëve, tha se arsyeja kryesore pse janë mbledhur është t’i vlerësojnë tatimpaguesit dhe kompanitë me performancën më të mirë. “Dhe ta festojmë mbijetesën dhe ringjalljen pas dy viteve”.

Ai tha se në ceremonitë e kaluara, gjithmonë ka marrë pjesë dhe presidenti i vendit. “Por kësaj radhe për shkak të angazhimeve të saj në Gjermani, presidentja Vjosa Osmani e kishte të pamundur të jetë prezente”.

Rukiqi, i cili foli për Ekonomia Online, tha se kjo ceremoni mbahet tradicionalisht për të falënderuar dhe ndarë mirënjohje për kompanitë më të suksesshme të Kosovës, të cilat ai i quajti “shtetndërtuesit e vendit”.

Rukiqi tregoi se vitin e kaluar ka qenë e pamundur t’i ndajnë këto çmime për shkak të pandemisë dhe vështirësive me të cilat janë përballur bizneset.

“Ka qenë shumë e rëndësishme me organizu këtë mbrëmje këtë vit. Normalisht duke parë edhe një situatë më të mirë epidemiologjike që ja jep shpresë që do të vazhdojmë aktivitetet fizikisht dhe do të arrijmë me sukses t’i përfaqësojmë bizneset. Ky është edicioni i tretë. Ne vitin 2020 nuk kemi arritur ta organizojmë shkaku i pandemisë dhe shkaku i të gjitha problemeve që kanë kaluar bizneset. Viti 2021 ka qenë më stabil dhe kemi dashur të vlerësojmë punën e kompanive që janë eksportuese dhe krijojnë vende pune dhe që kanë performancë të dallueshme. Këtë vit kemi vendosur edhe kategorinë për bizneset që promovojnë mirëqenien e familjeve dhe kategorinë e investimeve. Kemi kërkuar që pjesëmarrësit të jenë të vaksinuar dhe kemi kërkuar të që t’i respektojnë masat”.

E në emër të “Devolli Corporation ShPK”, Dardan Shala, tha se janë të nderuar që si kompani kanë rrëmbyer tri çmime. Tha se orientimi i kësaj kompanie është kryesisht eksporti dhe tha se janë kompania lidere edhe në vendet e largëta.

“Jemi të nderuar të jemi si kompani në tri kategoritë. Qoftë eksportues apo punëdhënës i vitit.  Gjatë vitit 2021 kemi arritur suksese enorme. Si kompani politikat tona kanë qenë të orientuara që i tërë procesi të orientohet drejt eksportit. Ne prodhojmë në Kosovë ndërsa sa i përket produkteve tona tashmë është e njohur edhe në ShBA. Në eksport jemi kompani lidere dhe kemi realizuar sukses të jashtëzakonshëm”, tha Shala.

Granit Hasani, nga kompania “Besa Security”, tha se në këtë kompani janë të punësuar 1 mijë punëtorë, ndërsa operojnë edhe në Shqipëri. Ai tha se është hera e dytë që marrin çmime nga OEK-u.

“Çmimi jonë është punëdhënësi i vitit. Është hera e dytë që marrim çmime prej Odës Ekonomike dhe jemi të nderuar sepse kemi 1000  punëtore në Kosovë të punësuar. Jemi kompani me standarde të larta. Jemi edhe në Shqipëri”, tha Hasani.

ÇMIMET E NDARA NË TË GJITHA KATEGORITË:

Tatimpaguesi i vitit 2021

  • Alba Group ShPK
  • Albi Commerce ShPK
  • Devolli Corporation ShPK
  • Devolli Group
  • Dukagjini ShPK
  • Frutex ShPK
  • ILLYRIA Sh.A.
  • IPKO Telecomunications
  • KEDS – KESCO
  • Kompania e Sigurimeve SCARDIAN Sh.A.
  • Model Slovenia ShPK
  • Pestova ShPK
  • Prisig K.S.
  • Renelual Tahiri
  • Rroni Fer ShPK
  • Sharrcem
  • Siguria KS
  • Umpro Group
  • Viva Fresh ShPK

Eksportuesi i vitit 2021

  • Binni ShPK
  • Devolli Corporation ShPK
  • Devolli Group
  • Fer Plast
  • Frutex ShPK
  • Frutti
  • G Plus ShPK
  • Metal Mix ShPK
  • M-Technologie ShPK
  • Nderimi ShPK
  • Newko Ballkan  L.L.C
  • Ntsh Stina ShPK
  • Rec Kos ShPK

Punëdhënësi i vitit 2021

  • ABI ShPK
  • AL-Petrol  Shell
  • American Hospital Kosova
  • Devolli Corporation ShPK
  • Devolli Group
  • Elkos ShPK
  • IP-Kos ShPK
  • K.S Besa Security ShPK
  • Meridian Express ShPK
  • Neptun Kosova ShPK
  • Speeex ShPK
  • Stone Castle
  • Uji Dea / Adea Group
  • Viva Fresh ShPK
  • Webhelp Kosovo

Kompania më fitimprurëse 2021

  • Banka Kombëtare Tregtare Kosove BKT Sh.A.
  • Banka Për Biznes Sh.A.
  • Devolli Corporation ShPK
  • Devolli group
  • Dukagjini ShPK
  • Elkos ShPK
  • Hib Petrol ShPK
  • KOSTT Sh.A.
  • NLB Banka
  • ProCredit Bank Sh.A.
  • Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C Sh.A.
  • TEB SH.A.
  • Viva Fresh ShPK

Vendi i punës miqësor për familjen

  • Kivo
  • Cacttus
  • Gjirafa

Investimi i vitit

  • Prishtina Mall
  • Alba Group

Të ngjashme