OEAK ndan nga një mijë euro familjet e dy minatorëve që humbën jetën në minierën e Artanës

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e saj më të sinqerta për aksidentin në minierën e Artanës i cili la të vdekur në vendin e punës dy punonjës të kësaj miniere.

Me këtë rast, OEAK ka ndarë nga një mijë euro për familjeve të dy minatorëve që humbën jetën në minierën e Artanës, raporton Ekonomia Online.

“Fondacioni i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka vendosur të ndajë 2,000 euro, respektivisht nga 1,000 euro për familjet e dy punonjësve të cilët humbën jetën në këtë aksident tragjik, inxhinierit Haki Arifaj dhe xehëtarit Idriz Gerbeshi”, thuhet në komunikatë.

“Duke vlerësuar punën e vyeshme të të gjithë punonjësve në Kosovë, Oda Amerikane fton autoritetet përkatëse që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për ngritjen e kushteve të sigurisë për minatorët si dhe të gjithë punonjësit tjerë në Republikën e Kosovës”, bënë të ditur komunikata.

Të ngjashme