OEK bën thirrje për zbatim të ligjit, mbrojtje të ambientit dhe mos-dëmtim të imazhit të kompanive

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar rreth projektit për ndërtim të hapësirave banuese, në zonën që rrethon Liqenin e Badocit.

Duke vlerësuar lartë prioritetin e ruajtjes së ambientit, por edhe të përkrahjes të investimeve nga kompanitë vendore dhe ndërkombëtare, ne bëjmë thirrje për të gjitha palët që të zbatojnë ligjin dhe standardet më të larta ndërkombëtare për ruajtjen e resurseve natyrore, duke respektuar të drejtat e investitorëve, jo vetëm në këtë projekt por edhe në projekte tjera.

Në rastet kur përgjegjësia institucionale për zbatim te ligjit është te institucionet kompetente, duhet të kursehemi nga fushatat kundër kompanive vendore dhe ndërkombëtare të angazhuara në zbatimin e këtij projekti dhe projekteve tjera, sidomos kur kemi një situatë të paqartë ligjore, që nuk është pasojë e veprimeve të kompanive, por është pasojë e (mos) veprimit institucional.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme