OEK dhe Ambasada Italiane të përkushtuar për thellimin e partneritetit në funksion të zhvillimit ekonomik

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 09:44 | Nga

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, priti në takim kortezie ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi dhe ambasadorin Matteo Corradini, ku u diskutuan ide konkrete për thellimin e bashkëpunimit në sferën ekonomike në mes dy shteteve.

Me theks të veçantë u fol për rënëdësinë e forcimit të sundimit të ligjit, përmirësimit të imazhit të Kosovës dhe përmirësimit të ambientit të të bërit biznes që ndikon pozitivisht edhe tek investimet e huaja dhe partneritetet e bizneseve Kosovare me kompanitë e ndryshme Evropiane dhe më gjerë.

Oda Ekonomike e Kosovës është gjithmonë e gatshme t’i ndihmoj bizneset vendore në krijimin e partneriteteve ndërkombëtare në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe avancimit të rolit të sektorit privat si garantues i rritjes ekonomike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme