OEK dhe Shoqata e Gastronomëve kërkojnë mbështetjen e Qeverisë për rimëkëmbje të këtij sektori

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 16:31 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë mbajtur konferencë për medie ku kanë kërkuar mbështetje për sektorin e gastronomisë – një nga më të prekurit nga masat e marra në luftë kundër pandemisë së Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.

Berat Rukiqi kryetar i OEK-ut, tha se sektori i gastronomisë, i cili pritet të hapet nga 1 qershori do t’i, do t’i propozojë qeverisë masa lehtësuese për këtë sektor. Ai ka thënë se gastronomia ngërthen në vetë një pjesë të rëndësishme e ekonomisë në vend.

“Siç e dini tash ekziston një plan i ri për lehtësimin e masave dhe mbyllet me 1 qershor që pritet të hapen edhe disa sektorë tjerë si baret dhe restorantet. Sot patëm një takim me shoqatën e gastronomëve që ngërthen një pjesë të rëndësishme të ekonomisë. Tash gjithë këta sektorë janë të ndërlidhur dhe sidomos kanë një aktivitet të qarkullimit financiar të cilët kanë lidhje me likuiditetin financiar. Të gjithë këta nën sektorë do ta kenë sfidë sesi të jetojnë. Ne shpëtojmë vende pune dhe shume sektorë tjerë. Shoqata do të propozojë qeverisë masa lehtësuese që të mund të funksionojmë”, tha Rukiqi.

Ai tha se mbajtja e disiplinës është esenciale.

“Ne duhet të bashkëjetojmë me virusin si në aspeltin e mbajtjes së distancës po ashtu edhe në raportet tjera”, tha Rukiqi.

Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve ka thënë se gastronomët i kanë respektuar msata e qeverisë.

“Kemi qenë të parët që jemi mbyllur dhe të fundit që hapemi. Kërkojmë që ministria e Financave të jetë bashkëpunuese me shoqatën tonë. Ne u bëjmë thirrje që të gjejmë një gjuhë të përbashkët edhe në rimëkëmbjen dhe hapjen e bizneseve. Ne do të fillojmë punën, por do të fillojmë të hendikepuar me kapacitete gjysmake. Qeveria këtë hendikep do ta mbulojë me pagesë të pagave, qirave dhe shtyrje të kredive,. U bëjë thirrje të gjejmë një gjuhë të përbashkët. U bëjmë thirrje gastronomëve t’i respektojnë masat sepse kjo nuk duhet të shkojë huq. Inspektoratit i bëjmë thirrje të shkojnë në mënyrë stimuluese dhe jo ndëshkuese”, tha Kllokoqi.

Të ngjashme