OEK: Draftligji për rimëkëmbjen ekonomike hap rrugën për veprime institucionale në përkrahje të ekonomisë

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur miratimin e draftligjit për rimëkëmbjen ekonomike, nga Qeveria e Republikës të Kosovës. Ky draftligj duhet të miratohet edhe nga Kuvendi i Republikës të Kosovës, në mënyrë që t’i hapet rruga implementimit të masave konkrete për rimëkëmbjen ekonomike.

Komuniteti i biznesit ka kërkuar veprime të shpejta të Parlamentit për miratimin e këtij ligji, miratimit të rishikimit të buxhetit në lexim të dytë, si dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare, për të krijuar kushtet e plota ligjore dhe financiare për implementim të masave për rimëkëmbjen ekonomike.

“Rimëkëmbja ekonomike është proces i gjatë dhe kërkon bashkëpunim të gjithë akterëve për të harmonizuar një numër të madh të vendimeve dhe veprimeve, përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare me efekt financiar, rritjen e borxhit publik, krijim të mundësive të reja për eksportin e produkteve kosovare, avancimin e bashkëpunimit rajonal, investimet në infrastrukurë, etj”, thuhet në komunikatën e OEK-ut për medie.

“Masat konkrete të rimëkëkmbjes ekonomike duhet të të jenë efikase dhe të orientuara në përkrahjen e sektorëve me të goditur nga pandemia COVID-19”.

“Para së gjithash me prioritet janë masat që garantojnë qasje të favorshme në financa, masat që ndikojnë në rritje të kërkesës agregate dhe masat që ndikojnë në rritje të eksportit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme