OEK: Ku është Kosova në avansimin e bashkëpunimit Turqi-Serbi-Bosnje e Hercegovinë dhe Rusi?

Prishtinë | 30 Jan 2018 | 15:35 | Nga

Oda Ekonomike e Kosovës me shqetësim është duke përcjellur trendet dhe konjukturën e vendeve në rajon dhe me gjerë.

Një konjukturë e trendeve ekonomike që Kosovën po e anashkalon qoftë në aspektin rajonal, evropian por edhe në atë strategjik dhe global.

Në strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian për vitin 2025 Kosova pothuajse nuk është pjesë e një procesi të dëshiruar dhe shumë të pritur nga qytetarët e saj. Mungesa e liberalizimit të vizave është një barrierë shtesë që pamundëson që kosovarët të jenë të barabartë në rajon dhe në Evropë e njëkohësisht edhe nga Marrëveshja për Asocim dhe Stabilizim të arrihen përfitimet e dëshiruara por kjo nuk po ndodh.

Agjenda politike në Kosovë është mjaft dinamike por për fat të keq jo për të zgjidhur problemet e grumbulluara nga e kaluara por për të aktivizuar probleme të reja si arsye për moszgjidhje të atyre paraprake.

Derisa ne në Kosovë marrëveshjet ndërkombetare i kemi shndrruar në debat ndër-partiak për të luftuar pozita me opoziten me qëllim të ardhjës në pushtet, përderisa dhuna në parlament dhe një gjuhë jo e dëshiruar parlamentare është zyrtarizuar ose institucionalizuar, e fatkeqësisht rekomandimet e miqëve ndërkombëtar që në të kaluarën kanë qenë vija të kuqe që nuk guxojnë të shkelen nuk e kanë me ketë peshë.

Nga e tëra kjo Kosova politikisht dhe ekonomikisht është e izoluar dhe një cmim të lartë për një situatë të tillë nuk janë duke e paguar politikanët apo udhëheqësit e Kosovës por bizneset dhe qytetarët e saj të cilët atakohen në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Një situatë e tillë ndikon edhe në aspektin psikologjik me c’rast qytetarët kanë filluar të zbehin besimin në ardhmeri, dhe qëllim parësor e kanë gjetjën e mundësive për të migruar jashtë.

Ky realitet i motivon edhe më tepër kundershtarët e pavarësisë dhe shtet-formimit të Republikës së Kosovës që të hulumtojnë dhe të gjejnë mundësi që Kosovën t’a anashkalojnë në projektet e tyre strategjike afatshkurta, afatmesme dhe afatgjata.

Me vëmendje i përcjell konkluzionet e takimit të fundit të mbajtur në Stamboll ku mysafir të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ishin presidenti i Serbisë Aleksandar Vučić dhe ai i Bosnjes e Hercegovinës Bakir Izetbegović.

Takim i tillë është një dëshmi e forcimit të partneritetit ekonomik në mes të këtyre shteteve por edhe me Rusinë e në të njëjtën kohë një aleancë e tillë është një rrezik permanent për ardhmërinë e Kosovës.

Jemi të vetëdijshëm dhe falenderues për kontributin e Turqisë dhënë proceseve shtet-formuese në Kosovë dhe e pranojmë që një zhgënjim i aparatit shtetëror turk vjen nga zhgënjimi i tyre ndaj disa liderëve vendore, por jemi të mendimit se nëse në Serbi dhe në rajon investohet në ndëritimin e fabrikave, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e bilancit të pagesave në Kosovë ky orientim nuk egziston përvec ndërtimit të xhamive dhe restaurimit të trashegimisë kulturore në masë të madhe.

Është koha kur Kosova duhet të mbështetet në zhvillim dhe qëndrueshmëri ekonomike dhe jo të krijohen aleanca dhe strategji që e dëmtojnë Kosovën dhe tentojnë të gjejnë metoda edhe per zhberjen e saj sepse nuk e pranojnë si realitet te ri.

Por shpresojmë që edhe politikë-bërësit vendor do të kuptojnë të vërtetën që mbi shtetin nuk janë interesat e partive politike dhe grupet e interesit dhe mbi të gjitha duhet të luftojmë për të ruajtur miq dhe për te forcuar këtë miqësi, në veçanti me shtetet që në momentet më të vështira kanë qenë me ne dhe janë pjesë substanciale e projektit Pavarësia e Republikës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme