OEK: Rreth 46% e bizneseve pretendojnë të rrisin numrin e punëtorëve

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 11:31 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka prezantuar rezultatet e studimit “Klima e biznesit në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Ky studim është projektuar për të identifikuar dhe artikuluar pengesat e të bërit biznes për komunitetin e biznesit në Kosovë dhe parashikimin e trendëve të ekonomisë së vendit në periudhë tre mujore dhe periudhë ciklike gjashtë mujore.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ka prezantuar edhe rekomandimet për institucionet relevante. Ai tha se përkundër dominimit të agjendës politike sektori privat ka shënuar ngritje pozitive.

“Qëllimi i një studimi të tillë është të ofrojë informacione shtesë ofron mundësinë e vlerësimit, dhe identifikon ndryshimin. ciklit të biznesit në kohë, dhe komisioni evropian suaj Indikatori analizohet në më shumë se 100 shtete, dizajnuar nga gjermania,

“Kemi identifikuar 505 ndërmarrje, përfshihet tregtia, prodhimi, veprimtari, prodhim të materiale dhe shërbime. Janë të dhënë të besueshme janë anketa të kryera në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në Kosovë përkundër një agjende politike të stërngarkuar sektori privat është duke ec në hapa të sigurt para politikës, kjo dëshmon që në gjermani edhe pse nuk ka pas koalicion qeveritar ka pas trende ekonomike pozitive. Një dukuri në Kosovë përkundër që ka dominuar agjenda politike, sektori privat po e dëshmon pjekurinë drejtë ardhmërisë të bazuar në ekonomi dhe dëshmohen një hap të tillë që për ne si hap i kënaqshëm. Kjo është një arritje falë një partneriteti publiko-privat, që OEK e ka zhvilluar me dikastere të ndryshme vecanërisht me Ministrinë e Financave”.

“Këtë hulumtim e karakterizon, gjendja aktuale paraqet një trend rritje, tre mujorin e katërt të vitit 2017, manifestohet një situatë stabile e kënaqshme. Klima e biznesit dhe pritjet për 6 mujore. ardhshëm priten tremde më të arritshme, trendët për punësim pritje për punësim. Pritje për numër të madh rë rritjes së numrit të punëtorëve është i madh në sektorin e prodhimit, sektori i prodhimit premton dhe është optimist për ngritjen e numrit të punësimit”.

“Indikatorët që analizohen është indikatori i besueshmërisë apo konfidenca, që ka shënuar një rritje prej 3,8 dhe është një hap pozitiv, jo i dëshiruar por është trend që jep optimizëm. Forma e bashkëpunimit me MF dhe ministritë e linjës do vazhdojë edhe më tutje. Një lobim i tillë po jep efektet e veta”, tha Gërxhaliu.

Olivera Ceni, hulumtuese në studimin “ Klima e biznesit në Kosovë”, tha se 84% e bizneseve vlerësojnë situatën biznesore në vend të kënaqshme.

“Gjetjet e studimit tregojnë së 84% e kompanive vlerësojnë situatën e biznesit si të mirë dhe të kënaqshme, ndërsa 16% ë tyre kanë deklaruar se situata e biznesit është e pakënaqshme. Kjo situatë tregon se klima ë biznesit në Kosovë konsiderohet e favorshme për bizneset. Ndërsa krahasuar me 3 mujorin e vitit paraprak kemi një rritje prej 2 pikë përqindje e cila tregon ç’situata aktuale e bizneseve ka pasur një përmirësim të vogël. Por 3 mujori i dytë i viti 2017 ishte më optimist dhe aktualisht situata ka filluar një përmirësim të lehtë pas një rënie që kishte në tremujorin paraprak”.

“Në sektorin e punësimit. bizneset janë deklaruar rreth 46% do të rrisin numrin e punëtorëve. Sa i përket rritjeve për punësim për tre muajt e ardhshëm tre mujori i katërt, tregon një rritje të pritjeve. rreth 46% të bizneseve pretendojnë të rrisin numrin e punëtorëve e cila do të ndikojë në uljen e papunësisë së vendit. Komuna e Ferizajt, Mitrovicës dhe Prishtinës pritet të ofrojnë rritje të vendeve të punës”.

“66% sektorëve të ekonomisë presin që gjendja të përmirësohet në gjysmën e parë të vitit 2018, 29% presin të jetë e njëjtë, 5% presin një rënie të aktivitetit të biznesit në vend. Indikatori ka shënuar rritje në këtë tre mujor; rritja jo shumë substanciale është simbolike, kjo tregon kontinuitetin e një trendi pozitiv të bizneseve”.

“Barrierat kryesorë të bizneseve janë: mungesa e mjeteve financiare; normat e larta të interesit nga bankar paraqitet si barrierat kryesore, të tjera janë edhe procedurat doganorë e pasuara nga kostoja e lartë e energjisë elektrike, dhe ekonomia joformale që prezantojnë si barrierë kryesore”, shtoi Cani.

Të ngjashme