OEK-RUMELISIAD diskutojnë për idetë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Turqisë

Prishtinë | 01 Nën 2018 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi priti në takim Delegacionin e Shoqatës së Afaristëve RUMELISIAD nga Bursa e Turqisë, ku u diskutuan ide konkrete për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes dy shteteve. Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të bizneseve Kosovare nga sektorë te ndryshëm.

Gjatë këtij takimi, bizneset nga Kosova kishin mundësinë të përcjellnin nga afër prezantimin e kompanive turke dhe të bisedonin për bashkëpunime konkrete.

Duke marrë parasysh potencialin e prodhimit të dy palët synojnë zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bashkëpunuese në mes të prodhuesve kosovar dhe atyre turq.

Oda Ekonomike e Kosovës është gjithmonë e gatshme t’i ndihmoj bizneset vendore në krijimin e partneriteteve ndërkombëtare në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe avancimit të rolit të sektorit privat si garantues i rritjes ekonomike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme