OEK: Taktikat mashtruese të KEDS-it dëmtojnë qytetarët dhe ekonominë vendore

Prishtinë | 08 Nën 2016 | 11:58 | Nga

Ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike nga ane e KEDS-it, ka shtyrë Odën Ekonomike të Kosovës të reagojë, duke e quajtur këtë të fundit si mashtruese, e cila me veprimet e fundit po i dëmton qytetarët, por edhe ekonominë vendore.

OEK, ia ka përkujtuar KEDS-it obligimet dhe përgjegjësitë që i ka ndaj qytetarëve për furnizimi të rregullt dhe cilësor me energji elektrike.

Në vazhdim mund ta lexoni reagimin e plotë të OEK-ut:

Kompania KEDS me rastin e privatizimit ka marr mbi vete obligimin dhe përgjegjësinë e furnizimit kualitativ dhe të pa ndërprerë të qytetarëve dhe bizneseve me energji elektrike.

Obligimi i saj është që të mirëmbajë, menaxhojë dhe furnizojë konsumatorët dhe zotimi ka qenë se në këtë drejtim nuk do të ketë probleme, mirëpo aktualisht po ndodh e kundërta.

Jeni dëshmitarë dhe po e përjetojmë për çdo ditë një përkeqësim të skajshëm sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Rastet e fundit kur përmes Web-it apo disa portaleve konsumatorët njoftohen me orarin e ndërprerjeve të rrymës me arsyetim sa banal aq edhe provokues e imitues për kinse renovime dhe riparime të rrjetit, trafove e pajisjeve të ndryshme.

Të ndalësh rrymën 4 orë në mbrëmje apo ditën, për lagje e fshatra të tërë, me këso arsyetime të pa qëndrueshme është krimi dhe dhunimi më i madh që i bëhet kësaj popullate.

Familje me njerëz të sëmurë, biznese të vogla e të mesme, çerdhe fëmijësh, shkolla e institucione parashkollore, katër orë të mbeten pa rrymë, dhe atë me një arsyetim dhe manipulim banal të kompanisë furnizuese, se e gjithë kjo po bëhet në emër të riparimeve, ndodhë dhe mund të ndodhë vetëm te ne dhe në një ambient siç është Kosova.

Konsumatori apo ai që paguan shërbimin asnjëherë nuk pyetet, nuk respektohet, por vetëm mashtrohet me deklarata false, plaçkitet e dhunohet nga ata kompania siç është KEDS-i.

Është shqetësuese të shikohen mediat ditore dhe paralajmërimet për shkyçje të energjisë elektrike ku dëshmohet se pjesa dërrmuese e Kosovës është pa energji elektrike.

Dhe lind pyetja si mund të flitet për zhvillim ekonomik, për mbështetje të sektorit prodhues dhe për krijime të vendeve të reja të punës, kur energjia elektrike dhe furnizimi me të edhe shtatëmbëdhjetë vite pas luftës është problemi kryesorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme