OEK-u dhe OKB-ja me marrëveshje mirëkuptimi, synohet zhvillim ekonomik gjithëpërfshirës

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 10:26 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Zyra e Koordinatores për Zhvillim të OKB-së (UNDCO) kanë nënshkrua Marrëveshje Mirëkuptimi, raporton Ekonomia Online.

Kreu i OEK-ut, Berat Rukiqi tha se qëllimi i këtij Memorandumi është të sigurojë një kuadër bashkëpunimi të lehtësojë dhe forcojë bashkëpunimin ndërmjet të dyja palëve.

Ai shtoi se si Odë janë të ithtarë të memorandumeve që fokusohen në punësim të të rinjve dhe grave.

“Dua ta falënderoj zonjën Ulrike, që kemi filluar bashkëpunimin prej ditëve të para të mia në këtë pozitë. Pas një angazhimi ma intensiv sot po e kulminojmë këtë me një memorandum mirëkuptimi që përcakton mënyrat e bashkëpunimit në mes sektorit privat përmes Odës Ekonomike të Kosovës Zyrës së Koordinatores për Zhvillim të OKB-së”.

“Nuk jemi ithtar të kemi memorandum të nënshkrimit vetëm publik, por jemi ithtar të një memorandumi që ka projekte ngjarje që fokusohet në punësimin e të rive  të grave dhe kryesisht në energjinë e gjelbër”, tha Rukiqi.

Ulrika Richartson, Shefe e zyrës së Koordinatores për Zhvillim të OKB-së, tha se ky memorandum bazohet në dy pika se si të arrihet zhvillimi i sektorit privat dhe barazia gjinore, ku gratë të jenë në pozita udhëheqëse.

Kjo sipas saj, është sinjal shumë i mirë për zhvillim të qëndrueshëm dhe luftim të korrupsionit.

“Marrëveshja do të bazohet në dy pika që është e shkruar në kornizë, e para se si të rritet zhvillimi i sektorit privat dhe me atë të promovohet një zhvillim ambiental i qëndrueshëm në sektorin privat, prioriteti i dytë është barazia gjinore gratë në pozita udhëheqëse janë një sinjal shumë i mirë për zhvillim të qëndrueshëm dhe luftim të korrupsionit”.

“… është e patjetërsueshme për zhvillimin e sektorit privat dhe në Kosovë kam pa gra të suksesshme dhe me ide në ndërrmarrësi. Këto janë dy fusha që do të fokusohemi duke pas parasysh që këto janë edhe objektiva për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Richartson.

Bashkëpunimi synohet përmes programeve për zbatimin e nismave të rrisin aftësitë për punësim të fuqisë punëtore në Kosovë, veçanërisht për gratë dhe të rinjtë, rrisin produktivitetin e bizneseve të gjelbra dhe kontribuojnë në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm brenda Agjendës 2030.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij bashkëpunimi është që UNDCO të mbështes rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse në Kosovë, mbështetjen e ndërmarrësisë së grave në nivel lokal dhe promovimin e iniciativave të gjelbra lidhur me  Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm që dalin nga rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 25 janar 2018.

https://www.facebook.com/ekonomiaon/videos/435537250364250
Lexo më shumë:

Të ngjashme