OEK-u dhe Qeveria Gjermane nënshkruajnë marrëveshjen për transformim dixhital

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, kanë nënshkruar marrëveshjen për partneritet strategjik që për qëllim ka transformimin dixhital dhe konkurrueshmërinë e sektorit privat.

Kjo marrëveshje është mbështetur nga Qeveria Gjermane, përmes GIZ në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit.

Komponenta e dixhitalizimit të sektorit privat përfshin studimin bazë mbi statusin e dixhitalizimit në Kosovë, trajnimin dhe certifikimin e gjeneratës së parë të konsulentëve dixhital në Kosovë.

“Studimi mbi dixhitalizimin do të fokusohet në tre sektor kyç për ekonominë përkatësisht në sektorin e prodhimit, agrobiznesit dhe shërbimeve. Ky studim ka për qëllim të diagnostifikoj gjendjen aktuale të bizneseve në raport me përdorimin e mjeteve digjitale dhe nevojës për digjitalizim brenda kompanisë. Transformimi digjital si qëllim i këtij projekti do i’u ndihmonte bizneseve Kosovare në ngritje të kapaciteteve, rritje të prezencës gjeografike e dixhitale, depërtim në tregje të reja dhe orientim kah konsumatori. Në anën tjetër, dixhitalizimi i shërbimeve dhe proceseve të Odës Ekonomike të Kosovës është parakusht për fuqizimin e rolit të sektorit privat dhe të nxitjes së konkurrueshmërisë. Integrimi i softuereve të inteligjencës biznesore bashkë me softuer për menaxhim të marrëdhënieve me klientin, të cilat parashihen në projekt, do ju shërbejnë bizneseve, stafit dhe vendimmarrësve si platform për komunikim dhe bashkëpunim, në funksion të zhvillimit të sektorit privat dhe ndërkombëtarizimit të bizneseve”, thuhet në njoftimin e OEK-ut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme