OEK-u hap thirrjen për Trajnimin dhe Certifikimin e Konsulentëve Digjital

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Oda Ekonomike e Kosovës dhe GIZ Kosova përmes projektit për Krijimin e Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit, kanë hapur thirrjen për trajnim dhe certifikim të njëzetë (20) Kosulentëve Digjital në Kosovë.

Certifikimi i Konsulentëve Digjital dhe titulli i fituar është i zhvilluar në përputhje me standardin ISO 17024 dhe është certifikim i njohur dhe pranuar në mbarë botën. Të përzgjedhurit, me titullin e fituar, do të jenë gjenerata e parë e Konsulentëve Digjital në Kosovë.

Trajnimi dhe certifikimi i konsulentëve digjital vjen si rezultat i nevojës së bizneseve Kosovare për transformim digjital në funksion të rritjes së konkurrueshmërisë, nevojë që u dëshmua edhe nga të gjeturat e Studimit mbi Digjitalizimin e NVM-ve në 3 sektor kyç: prodhim, shërbime dhe bujqësi. Konsulentët e certifikuar digjital do i ndihmojnë NVM-të Kosovare në procesin e digjitalizimit përmes analizës nëpër kompani dhe përpilimit të strategjisë digjitale(sipas kornizës së projektit për transformim digjital në kuadër të Odës Ekonomike).

Trajnimi i Konsulentëve do të bëhet nga ekspertë ndërkombëtar nga organizata prestigjioze Austriake WIFI(pjesë e Odës Ekonomike Austriake WKO), nga 13 deri më 17 janar 2020. Trajnimi ndahet në dy pjesë: trajnimi bazë dhe trajnimi në tre fokus module që kategorizohen në certifikimet e mëposhtme:

Certified E-Commerce & Social Media Expert (CESE)
Certified Digital Transformation Expert (CDTE)
Certified IT Security Expert (CITSECE)

Për detaje tjera rreth kritereve për aplikim, dokumenteve të kërkuara, procesit të trajnimit dhe certifikimit mund ti gjeni duke klikuar dhe shkarkuar Manualin për Trajnim dhe Certifikim të Konsulentëve Digjital në këtë link:  http://www.oek-kcc.org/uploads/files/2019/December/26/Certification_Manual_-_Digital_Consultants1577371701.pdf

Të gjitha dokumentet duhet të dërgohen në mënyrë elektronike në e-mailin [email protected]. Afati i fundit për aplikim është 9 janar 2020, 16:00h.

OEK  i fton të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e gjeneratës së parë të Konsulentëve Digjital në Kosovë, mundësi e jashtëzakonshme për zhvillim profesional dhe ofrim të dijes për NVM-të Kosovare drejt transformimit digjital.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme