OEK-u prezanton studimin për digjitalizimin

Prishtinë | 20 Dhj 2019 | 07:12 | Nga Ekonomia Online

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) do të prezantojë sot studimin bazë mbi digjitalizimin “Transformimi  Digjital i NVM-ve në Kosovë: Sfidat dhe Mundësitë”.

Ky studim është mbështetur nga GIZ CETEP në kuadër të projektit të përbashkët “Partneriteti Strategjik për Transformim Digjital dhe Konkurrueshmërinë e Sektorit Privat”.

Studimi po ashtu është i pari i këtij lloji në Kosovë që trajton në detaje nivelin e transformimit digjital të NVM-ve në Kosovë, shfaq sfidat që bizneset hasin në procesin e digjitalizimit, si dhe rëndësinë e potencialin që ofron transformimi digjital.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme