OEK: Vendimi i Qeverisë për parandalimin e Covid-19, nuk është i definuar mirë

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 16:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, konsideron se vendimi i ri i Qeverisë për parandalimin e Covid-19, lë hapësirë për interpretim për shkak të mosdefinimit eksplicit të termave, raporton Ekonomia Online.

“Sot janë mbyllur mbi 20 mijë biznese në gjithë vendin, nga këto masa janë prekur këto biznese që nuk do të punojnë gjatë fundjavës. Dëmet për këto biznese mund të arrijnë deri në 10 milionë apo 15 milionë euro brenda një dite”, tha Rukiqi.

“Ajo që është më e çuditshme në kësi raste është që kjo pjesë e mjeteve që kanë qytetarët s’po shpenzohet këtu, por do të shpenzohet në vende të rajonit, siç e kemi parë nga gjendja sot në kufijtë e Kosovës. Problemi i dytë i këtyre masave është lajmërimi i vonshëm i tyre. Problemi i tretë implementimi i tyre. Dhe problem i katër është se ne ende s’kemi arrit gjatë gjithë ditës me definu çka është market i vogël. Si pasojë e kësaj kemi pasur mijëra euro gjoba. Nëse merren masa ne do t’i respektojmë si të gjithë, por çdo vend i botës po bën edhe një gjë tjetër, masat e stimulimit financiar, qeveria urgjent duhet të miratojë edhe një përkrahje financiare për bizneset”, shtoi ai.

Gjithashtu, Yllka Metaj Shaqiri nga Rrjeti i Shitësve me Pakice, u shpreh shqetësuar lidhur me vendimin e fundit të dal nga Qeveria lidhur me mbylljen dhe ndërprerjen e aktivitetit të thuajse të gjithë bizeneseve në Kosovë.

“Shqetësimi jonë kryesor qëndron në mbylljen e rrjeteve të marketeve dhe dyqaneve të shitjes me pakice. Jemi dëshmitare që furnizimi ushqimor është esencial në këtë situatë pandemike. Pra, marketet dhe dyqanet pa dallime të vogla apo të mëdha duhet të vazhdojnë aktivitetin e tyre çdo herë duke i respektuar masat për parandalimin e përhapjes të pandemisë covid19”, tha ajo.

Të ngjashme