OPEC-u vendos të ul prodhimin e naftës deri në mars të 2020-së

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj, janë pajtuar të zgjatin shkurtimin e prodhimit të naftës deri në muajin mars të vitit 2020.

Konsensusi ka si qëllim mbështetjen e çmimit të naftës së papërpunuar, në kushtet kur është dobësuar ekonomia botërore dhe është rritur prodhimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Telegrafi.

Aleanca e njohur si OPEC+, ka ulur furnizimin me naftë nga viti 2017, për të parandaluar rënien e çmimeve, teksa konkurrenca nga Shtetet e Bashkuara është rritur.

SHBA-ja aktualisht është bërë vendi më i madh prodhues i naftës në botë, duke e kaluar Rusinë dhe Arabinë Saudite.

Frika e uljes së kërkesës botërore për shkak të mosmarrëveshjes tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Kinës, ka shtuar sfidat me të cilat përballet OPEC-u.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme