Organizata “Konsumatori” ngrinë aktivitetet

Prishtinë | 14 Mar 2022 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

OJQ KONSUMATORI ka vendosur të shpallë moratorium të përkohëshëm mbi aktivitetet, mbi punën dhe angazhimet.

Arsye e parë për një vendim të tillë është ana materiale. Për katër vite angazhime OJQ KONSUMATORI nuk e gëzoi asnjë donacion nga askush, as nga ata të cilët i obligon Ligji për mbrojtjen e konsumatorit, as nga ata që kanë mandatin e votën e konsumatorit, nga askush ?! Për katër vite u (vetë)finansuam nga xhepat tanë. Nuk na dhimbsen paratë, na dhemb mentaliteti. Do të fillojmë t i besojmë njëri tjetrit ?

Për këto katër vite bëmë që:

  • Politikanët begatuan fjalorin, zhargonin e tyre edhe me emrin KONSUMATOR. Më parë nuk kishin degjuar as nuk kishin ditur për të?!
  • Vëmë në lëvizje shumë zyra e zyrtarë, shumë parti politike e politikanë, shumë OJQ e veprimtarë të shoqërisë civile (të pavarur, neutral e të angazhuar ?!). Jo pse ata dëshironin, jo pse ishin aq të emancipuar për kauzën e konsumatorit, por sepse ndërkombëtarët ua kërkonin. Sepse një nga kushtet për integrimin e Kosovës ne BE janë TË DREJTAT THEMELORE TË KONSUMATORIT. Ata për punën e tyre merrnin rroga ?!
  • OJQ KONSUMATORI, në saje të punës së palodhëshme, përkushtimit, vigjilencës, përkrahjes suaj konsumatorë të dashur, duke ia dalur të ”mbulojë“çdo segment e pore ku shfaqej konsumatori (pala, klienti, blerësi…pacienti, nxënësi…) ia doli të shquhet si E VETMJA PIKË REFERUESE E KAUZËS SË KONSUMATORIT NË KOSOVË.
  • Për këto katër vite aktivitetesh KONSUMATORI soditi, vëzhgoi, hulumtoi, analizoi… afro 1.000 raste që preknin të drejtat, intereset e dinjitetin e konsumatorit dhe për to ju dërgoi raporte konsumatorë të dashur, me shprese se i përmbushëm pritjet tuaja, për të cilat bëri përpjekje për të sensibilizuar opinionin, për të avokur ose lobizuar në favor të kauzës së konsumatorit.

Të ngjashme