Organizimi i lojërave shpërblyese

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore e Kosoves njofton të gjitha subjektet, kompanitë, bizneset të cilat merren me organizimin e lojërave shpërblyese,  se  Ligji aktual  Nr.  Nr. 04/L-080 për Lojërat e Fatit, konkretisht neni 5, paragrafi 2 dhe 3 i Ligjit  nuk  i trajton  si lojëra fati  konkurset (lojërat) shpërblyese që organizohen nga subjektet me qëllime publicitetit, me kusht që pjesëmarrja në lojë të mos inkasohet dhe të mos ketë kosto shtesë, si dhe shpërblimet të jepen në produkte, shërbime ose në para të gatshme duke mos tejkaluar shumën prej 1000 euro për person.

Në një situatë, kur Ligji aktual  mbi Lojërat e Fatit me datë 10 Maj 2019 shfuqizohet me hyrjen në fuqi të  Ligjit të ri Nr. 06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit, atëherë, pas kësaj date Administrata Tatimore nuk ka autoritet për të miratuar  rregulla të lojërave shpërblyese  dhe zyrtarët e saj nuk do të jenë pjesëmarrës në çfarëdo cilësie në ngjarjet  e tilla, që mund të  organizohen në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme