Pa nivelim të pagave deri në fund të vitit

Prishtinë | 17 Jan 2018 | 08:09 | Nga

Derisa është paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë për rritje të pagave të zyrtarëve qeveritarë dhe një pjese të shërbyesve civilë, vendim i cili ka afektuar automatikisht edhe në rritje të pagës së presidentit, si dhe pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, ende nuk është hartuar Projektligji i ri për pagat, shkruan sot Koha Ditore.

Ai nga Qeveria pritet të procedohet në Kuvend tek në qershor të këtij viti. Ndërsa nëse shkon me procedurë të rregullt deri në miratimin e tij në Kuvend, duhen edhe rreth katër muaj, që i bie që nivelim të pagave nuk do të ketë deri në fund të këtij viti.

Për shkak se ende në Qeveri nuk është miratuar koncept-dokumenti për Projektligjin për Pagat, ai nuk është përfshirë as në programin legjislativ të Qeverisë për vitin 2018. Sipas ministrit të Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ky koncept-dokument do të miratohet në Qeveri gjatë kësaj jave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme