Pacolli në Ferizaj prezanton projektet e AKR-së për zhvillim ekonomik

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 17:17 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot në prani të qindra qytetarëve dhe përfaqësuesve të bizneseve në Ferizaj, ka mbajtur debatin për zhvillim ekonomik dhe punësim.

I pari i AKR-së, ka folur para ferizajasve për mundësitë dhe mënyrat e ndryshimit të situatës aktuale ekonomike në vend.

Presidenti i AKR-së ka folur për problemet esenciale me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare, duke vënë theks të veçantë në çështjen e papunësisë si dhe në mungesën e zhvillimit ekonomik dhe investimeve kapitale, çështje këto të cilat ndikojnë drejtpërdrejt ne mirëqenien dhe vetëdijen qytetare.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Pacolli e ka akuzuar udhëheqësit aktualë për dështimin e krijimit të një ambienti të sigurt dhe atraktiv për investime. Ai ka treguar se investimet kapitale janë në rënie ndërsa shpenzimet qeveritare janë në rritje. Ky fenomen, sipas Pacollit, është një nga faktorët kryesor që e tkurrë perspektivën e Kosovës.

“Tendenca e investimeve të huaja në Kosovë është në rënie, pasi që investitorët e huaj të cilët kanë ardhur në Kosovë për t’i investuar me qindra miliona euro, janë tërhequr. Investitori dëshiron që paraja e tij të jetë e sigurt” ka thënë Pacolli, dhe ka shtuar se ata do të vazhdojnë të largohen nga Kosova nëse kjo situatë konfuze me funksionim të ligjit nuk ndryshon. Pacolli tha se Kosova duhet t’i mbrojë me ligj investitorët të cilët duan t’i fusin paratë e tyre në një ambient të sigurt.

Lideri i AKR-së para qytetarëve të Ferizajt ka thënë se këto probleme nuk tejkalohen me një shtet jofunksional, ku nuk respektohet ligji dhe ku nuk ka llogaridhënie. Sipas tij, qeveria aktuale e ka një strategji, por është vështirë të merret vesh se cilat janë orientimet e saja strategjike duke shtuar se, nuk ka asnjë tregues që identifikon se si do të duket Kosova kur të implementohet kjo strategji.

Presidenti Pacolli gjatë debatit ka shpjeguar në disa pika plan-programin ekonomik të Aleancës Kosova e Re. Ai ka thënë se me AKR-në në pushtet do të reduktohet administrata e panevojshme, ndërsa Kosova do t’i ketë vetëm 7 ministri apo departamente, të cilat do të jenë efektive dhe transparente.

Duke folur për korrektësinë e zbatimit të ligjit, presidenti Pacolli e ka përmendur edhe ligjin e prokurimit, të cilin e ka cilësuar si gjeneratorin më të madh të korrupsionit në vend. Ai ka thënë se AKR-ja do ta bëjë korrigjimin e të gjitha ligjeve të cilat kanë hapësirë për interpretim.

Pacolli ka shpjeguar më tej para qytetarëve se, programi i AKR-së parasheh intensifikimin e iniciativave që investimet kapitale të mbizotërojnë, ndërsa në vitin e dytë të Qeverisjes, sipas tij buxheti i Kosovës do të rritet në 3 miliard Euro, duke synuar kështu mbi 10 përqind rritje ekonomike.

Lideri i AKR-së ka thënë se qytetarët duhet të mendojnë mirë dhe të mos i zgjedhin më në krye të vendit njerëzit të cilët e kanë dëshmuar disa herë deri tash që nuk i mbajnë premtimet.

Pas presidentit Pacolli, në debat fjalën e mori edhe koordinatori i Aleancës Kosova e Re në Ferizaj, Labinot Tahiri, i cili u shpreh i gatshëm që të punojë me përkushtim për të gjitha premtimet e presidentit Pacolli në këtë takim. Ai i garantoi ferizajasit se, në rast se do të jetë fitues i kësaj Komune, ai do të jetë në shërbim të qytetarëve për t’ju garantuar atyre mirëqenie. Tahiri, po ashtu, iu premtoi të rinjve në Ferizaj, se askush më nuk do të ketë nevojë të migrojë jashtë Kosovës, pasi përmes projekteve ekonomike të AKR-së, do të sigurohet punësimi për të gjithë.

Debati më pas ka vazhduar me pyetje të shumta të qytetarëve të Ferizajt për Pacolli, i cili e mori fjalën dhe ju dha përgjigje kërkesave, pyetjeve dhe çështjeve të tjera që i shtruan pjesëmarrësit e këtij debati.


Të ngjashme