Pajtohen pozitë e opozitë, miratojnë raportin vjetor të KOSTT-it

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 15:24 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pozitë e opozitë kanë miratuar raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.

Me 70 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, është miratuar raporti vjetor i KOSTT-it për vitin 2020.

Fillimisht, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, si kryetar i Komisionit për Ekonomi kërkoi që ky raport të votohet.

“Komisioni për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në mbledhjen e mbajtur ka shqyrtuar raportin vjetor për vitin 2020 Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sha.a, dhe vendosi që Kuvendit t’i paraqet këtë rekomandim. Të miratohet ky raport”, ka thënë Shala.

Por deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, si kryetar i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja ka kërkuar që ky raport të mos miratohet.

“Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në mbledhjet e mbajtura e ka shqyrtuar raportin financiar të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sha.a. për vitin 2020 dhe vendosi që t’ia paraqet Kuvendit këtë rekomandim: Të mos miratohet raporti vjetor financiar”.

“Në mbledhjet që ky Komision që i ka mbajtur, ka vlerësuar që ky raport nuk i përmbush kushtet ligjore për raportim, dhe i ka rekomanduar Kuvendit për mos miratim”, tha ai, raporton EO.

Përkrahje këtij raporti i dhanë edhe partitë tjera opozitare, LDK dhe AAK.

Të ngjashme