Pakoja Emergjente: Bizneset po e zvarritin pagesën për kompensimin e punëtorëve

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi ka thënë se keqpërdorimet që po bëhen nga bizneset, janë duke e zvarritur pagesën për kompensimin e punëtorëve.

“Për shembull, kemi furra, makete e shkolla private, të cilat e kanë vazhduar operimin online, duke u munduar ta keqpërdorin situatën. Kemi pompa të benzinës që kanë aplikuar, por kanë aplikuar për të gjithë punëtorët, ndonëse vetëm pjesa e restoranteve nuk ka punuar”, ka treguar ai.

Sipas Bislimit, janë diku rreth 350.000 kërkesa që duhet të procesohen.

“Procesi do të shkonte më lehtë, po të kishte më pak keqpërdorime. Për shembull, një pjesë e pagesave, 26.000 për masën 3, është dashur të kryhen të hënën. Por procesi është zvarritur shkaku se janë eliminuar 7.000 keqpërdorime”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se 170 euro do t’i marrin punëtorët ekzistues të bizneseve që kanë punuar me humbje ”pra masa 3”./GB

Të ngjashme