Paltrow në menopauzë të hershme: Po ndihem çuditshëm

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Gwyneth Paltrow vetëm kohët e fundit ka publikuar imazhe të martesës me Brad Falchuk.

Aktorja amerikane në një intervistë të fundit ka pohuar se po ndihet çuditshëm në kuptimin emocional.

Ajo ka treguar se ka vërejtur një numër të madh të ndryshimesh në lëkurë dhe se gjithmonë e më tepër po djersitet, edhe pse nuk ka aktivitete.

Në fakt, 46-vjeçarja ka treguar se ka hyrë në periudhën e hershme të menopauzës dhe kjo është arsye e disa ndryshimeve jetësore.

“Përnjëherë fillova të ndjeja djersitje të përditshme, ndryshime humori dhe nervozizëm për asnjë arsye të veçantë. Më kujtohet nëna ime që po kalonte të njëjtat probleme”, tha Paltrow.

Ndryshe, aktorja ishte tri vjet në lidhje me aktorin Brad Pitt, pas së cilës filloi të shoqërohej me Ben Affleckun.

Në vitin 2002, aktorja u takua me Chris Martin, një anëtar i grupit “Coldplay” me të cilin u martua një vit më vonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme