Panairi i Përgjithshëm “Prishtina 2019” mbahet më 24-26 prill

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, prej datës 24 deri më 26 prill 2019, do të organizojnë Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019” i cili do të mbahet në Qendrën e Panaireve, fshati Bërnicë – Prishtinë, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë.

Panairi “Prishtina 2019” do të mbahet në një hapësirë prej 6000m2 dhe është një manifestim tradicional ndërkombëtar në të cilin marrin pjesë ndërmarrjet nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.

OEK fton ndërmarrjet që të paraqiten me kohë për pjesëmarrje në panair dhe rezervim të shtandit, në mënyrë që jenë pjesë e manifestimin më të madh ekonomik që organizohet në Kosovë.

Të ngjashme