Paralajmërohet mbyllja e kufirit nëse Shqipëria vazhdon me barriera tregtare

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 12:22 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Klubi i Prodhuesve dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë diskutuar për problemet dhe barrierat tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Ruqiki, ka renditë një varg problemesh tregtare me Shqipërinë dhe barrierat e krijuara.

“ Kemi shumë çështje të pazgjidhura, probleme që janë të mbledhura që një dekadë dhe nuk ka vullnet  politik për t’i zgjidhur.  Te prokurimet publike, eksporti, qoftë çfarëdo lloj partneriteti që është tentuar të ndërtohet nga kompanitë tona është penguar nga autoritete në Shqipëri. Kompanitë nuk kanë arrit deri tash të kenë një pozicion të duhur në tregun e Shqipërisë, për kompanitë tona është  tregu kryesor apo do të duhej të ishe”, ka thënë Rukiqi.

Ai rekomandoi që marrëveshjet e arritura midis Kosovës dhe Shqipërisë të respektohen.

“Në çfarëdo rasti  ajo që ne po rekomandojmë jashtë gjitha marrëveshjeve të nënshkruara të respektohen. Ne kemi ardhur t’i ngrisim  këto çështje dhe të tregojmë se ka me pasë veprime për me mbrojt prodhuesin për me eksportu, në këtë rast me Shqipërinë”, tha Rukiqi, raporton EO.

Drejtori ekzekutiv i “Klubit  të Prodhuesve”, Astrit Panxha, tha së tregu me Shqipërinë është i njëanshëm. Ai përmendi periudhën e njëjtë me vitin e kaluar ku Shqipëria ka eksportuar në Kosovë 25 milionë euro produkte kurse Kosova vetëm 1 milion euro rritje.

“Për neve tregu i Shqipërisë si prodhues është tregu më interesant, por është treg edhe për shkak të lidhjeve gjeografike e etnike. Për fat të keq kjo nuk po ndodh tregtia më Shqipërinë, po jetë e njëanshme.  Nëse i shohim statistikat për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar Eksportet e Shqipërisë janë rritë në Kosovë për 20 milionë, kurse ato të Kosovës vetëm për 1 milion, nëse i shohim politikanët e Shqipërisë e kanë gjuhën plot ëmbëlsi,  por vendimet i kanë të hidhura”, tha ai.

Ai tregoi se Shqipëria është e 2-ta pas Serbisë për barriera tregtare ndaj  Kosovës, si dhe paralajmëroi masa ku në shenjë proteste do të mbyllet kufiri për 1 ditë në sezonin e verës.

“Ne kemi diskutuar në Tiranë për raportin e KE-së ku pas Serbisë, Shqipëria del e 2 për barriera ndaj Kosovës. Këto barriera duhet të hiqen në të kundërtën në shenjë proteste do të vendosim mauna në kohën e sezonës, do të mbyllim kufirin për 1 ditë”, u shpreh Panxha.

Rukiqi i pyetur nga gazetarët nëse duhet të vendoset taksa 100/100 ai tha se janë masa të tjera, nuk jemi në fazën për veprime të tilla.

 “Nuk jemi në fazën për me vendos veprime të tilla” tha Rukiqi.

Të ngjashme