Partneriteti ndërmjet Iowas dhe Kosovës të zgjerohet në raporte të ngushta ekonomike

Prishtinë | 30 Qer 2017 | 09:26 | Nga

Në kuadër të vizitës së delegacionit nga shteti amerikan i Iowas dhe me qëllim të identifikimit të potencialeve të kompanive kosovare, përfaqësuesit e shoqatës së bizneseve Greater Des Moines Partnership vizituan kompani anëtare të Odës Amerikane.

Përfaqësuesi i Greater Des Moines Partnership vizitoi kompanitë: Cacttus, Fingermarket, Trepharm dhe Devolli Corporation. Gjatë këtyre vizitave, përfaqësuesi nga shteti amerikan i Iowas u njoh me veprimtaritë e secilës kompani, përfaqësuesit e të cilave treguan për potencialet për të bashkëpunuar me kompani amerikane.

Vizitat u përmbyllën me një organizim me të gjithë delegacionin e përbërë nga 20 përfaqësues nga fusha e bujqësisë, teknologjisë informative dhe sportit dhe me anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Delegacioni nga shteti i Iowas u njoftua me shërbimet e kompanive kosovare si dhe mundësitë që ata kanë për ofrimin e nënkontraktimin e proceseve afariste, si dhe produktet që ata prodhojnë dhe mundësinë e eksportit të atyre produkteve në shtetin e Iowas dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përgjithësi.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka bashkëpunim të ngushtë shumëvjeçar me disa organizata në shtetin amerikan të Iowas me qëllim të fuqizimit të Partneritetit Vllazëror Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Iowas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme