Pas deklaratave nga Ministria, Trusti bën edhe një reagim rreth tërheqjes së 10 përqindëshit

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave ka njoftuar sot se qytetarët të cilët bëjnë tërheqjen e 10% të kursimeve nuk do të kompensohen nga Qeveria për shumën e tërhequr. Pas këtij njoftimi të MF’së, ka reaguar edhe Fondi i Kursimeve Pensionale.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, TRUST’i ua ka bërë me dije sërish qytetarëve se nuk mund t’i tërheqin mjetet, meqenëse ende nuk ka ndryshuar ligji.

“Jua konfirmojmë se për t’u bërë i mundur propozim-plani i Qeverisë për 10%-shin duhet patjetër të ndryshohet ligji në fuqi për fondet pensionale në Kosovë. Ky ligj, siç dihet, mund të ndryshohet vetëm nga Kuvendi i Kosovës, dhe deri tek ai ndryshim ka procedura për t’u kryer”, thuhet në njoftim.

SQARIMKontribuues të nderuar, një njoftim sqarues i Ministrisë së Financave lidhur me kompensimin e 10%-shit ka…

Gepostet von Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës am Montag, 6. Juli 2020

Të ngjashme