Pas masave të reja marketet do të jenë të hapura deri në ora 22:30

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Pas hyrjes në fuqi të masave të reja nga dita e mërkure më 15 prill 2020, marketet do të punojnë me orar të ri deri në ora 22:30.

Marketet do të mund të punojnë për shërbime deri në ora 22:30, ndërkaq gjysmë ore deri në 23:00 do ta kenë në dispozicion për dezinfektimin e hapësirave, ndërkaq nga ora 23:00 deri 00:00 do të kenë kohë të shpërndahen nëpër shtëpitë e tyre. Kjo do të konfirmohet nesër me aneksin e ri, raporton gazetashneta.

Kujtojmë se ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar sot se masat e reja për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve kundër përhapjes së Coronavirusit do të hyjnë në fuqi të mërkurën më 15 prill.

Në bazë të këtij vendimi qytetarët do të mund të dalin jashtë shtëpive për vetëm 90 minuta brenda ditës, në orë të caktuar në bazë të orarit sipas numrave të parafundit personal në letërnjoftim.

Në bazë të këtij vendimi do të ndalohet edhe qarkullimi i veturave, ndërkaq kujtojmë se ndalesat nuk vlejnë për personat me leje të veçanta.

Për këtë të fundit nesër MSh do të publikojë aneksin ku do të sqarohet lëvizja e qytetarëve me leje të veçanta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme