Pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbje, bie faqja e Trustit

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Pak minuta pasi Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, që mes tjerash ua mundëson qytetarëve të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga kontributet pensionale, webfaqja e Trustit Pensional ka dalë nga funksoni.

Përdoruesit për momentin nuk mund të hyjnë në llogaritë e tyre.

Me këtë ligj qytetarëve u mundësohet të tërheqin deri 10 për qind të mjeteve të tyre në Trust. Ata që kanë më pak se 10 mijë euro në llogaritë e tyre, do të rimbursohen nga shteti.

Të ngjashme