Pas rishikimit të buxhetit, Hoti thotë se do të nisin zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike

Prishtinë | 30 Kor 2020 | 22:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas miratimit të rishikimit të buxhetit, ka falënderuar deputetët, që me votën e tyre sot ia dhanë dritën e gjelbër Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave për rimëkëmbjen ekonomike.

Ai ka thënë se përfitues do të jenë qytetarët dhe bizneset.

“Urime të gjithëve për miratimin e rishikimit te buxhetit. Falënderoj deputetët e koalicionit qeverisës dhe të opozitës, që me votën e tyre sot ia dhanë dritën e gjelbër Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, ku përfitues do të jenë qytetarët dhe bizneset”, ka shkruar ai në Facebook.

Hoti ka thënë se “sa më parë do të nisim zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, duke garantuar transparencë të plotë dhe koordinim me të gjithë akterët e tjerë, komunat, odat ekomomike, partnerët zhvillimorë etj”.

Me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan sot Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2020.

Të ngjashme