Pas taksës, ndryshon lloji i mallrave të kontrabanduara nga Serbia

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, kur filloi së zbatuari taksa prej 100 për qind për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, nuk ka pasur rritje të madhe të kontrabandës të mallrave nga Serbia.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, tha se pjesa më e madhe e mallrave të kontrabanduara, janë nga Serbia, ndonëse sipas tij, pas vendosjes së taksës, janë kontrabanduar vetëm mallra ushqimore.

“Para vendosjes së masës, kemi pasur mallra që janë kontrabanduar, por që kanë pasur vlera më të mëdha, derisa tani vërejmë kontrabandë, apo shtim të kontrabandimit të produkteve ushqimore”, tha Stavileci.

Mirëpo, përfaqësues të bizneseve në Kosovë, vlerësojnë se mallrat serbe janë kontrabanduar në vazhdimësi që nga paslufta, sidomos në pjesën veriore të Kosovës.

Kjo sipas Skënder Krasniqit, i cili është kryetar i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, nuk është ndalur as pas taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës. Madje sipas tij, kontrabanda veç sa është rritur.

Sipas Doganës, importet nga Serbia në Kosovë kanë rënë prejse Qeveria e Kosovës e vendosi taksën doganore 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme