Pas vendimit të Gjykatës kërkohet qasje në dokumentet zyrtare për “Kosovën e Re”

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 12:00 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizatat BGF, GAP, GLPS dhe INDEP kanë mbajtur konferencë për të prezantuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj padisë për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për moslejim të qasjes në dokumente zyrtare për termocentralin “Kosova e Re”, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë thënë se kanë ridërguar në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik kërkesën e tretë për qasjen në dokumentet për “Thirrjen finale për aplikim e cila është dërguar tek kompanitë e parakualifikuara” dhe “Ndryshimet në pakon tenderuese” dhe kjo ministri është e obliguar që në afat prej shtatë ditësh tu kthejnë përgjigje.

Agron Demi, nga instituti GAP, tha se edhe pas vendimit të Gjykatave institucionet nuk po iu lejojnë qasje në dokumentet publike.

“Tha se vendimet e gjykatave po vinë shumë vonë dhe se edhe pse po merren vendime nuk po dënohen institucionet që t’i zbatojnë ato. Është e rëndësishme që tu lejohet qasja në këto dokumente pasi kur janë publike ka hapësirë për manipulime”.

“…problemi është që këto vendime po vinë shumë vonë, edhe pse i kemi dy raste gjyqësore të fituara vetëm lejohet qasja në këto dokumente është e rëndësishme  që të na lejohet qasje.

“Kjo ka qenë arsyeja që të na jepen të gjitha këto dokumente. Është e rëndësishme të bëhen publike pasi kur dokumentet nuk janë publike ka hapësirë për manipulime, kjo ka ndodh te KEDS”.

“Po duam me bë një presion ekstra që ministria të respektoj vendimet e gjykatave, ministrit nuk përgjigjen në vendimet e gjykatave dhe kjo le me kuptuar se institucionet janë mbi gjykatat”, tha Demi.

Ndërsa Rinora Gojani, nga Balkan Green Foundation, tha se ky rast që nga 2011-ta, është dërguar për qasje në dokumente publike.

“Që nga viti 2011 deri më tani për këtë rast kemi dërguar kërkesë në janar të vitit 2017 për qasje në dokumente publike ku si kërkesë përfshihen: Thirrja për parakualifikim të kompanive për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

“Kompanitë në bashkëpunim të cilat kanë aplikuar dhe janë parakualifikuar dhe për thirrjen finale për aplikim e cila i është dërguar kompanive parakualifikuese për 2 dokumente tjera, na kanë thënë që janë konfidenciale dhe ne kemi konsideruar që nuk janë konfindenciale dhe ne prapë kemi kërkuar, për këtë kemi paraqit padi ndaj ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, pasi që projekti ‘Kosova e Re'”.

“…transparenca e institucioneve është e keqe përkundër që gjykatat na japin të drejtë. Më datën 4 prill është marr vendimi që padija e jonë është e bazuar dhe ne sot  kemi dërguar kërkesën e tri me shpresën se me aktgjykimin që të na jepet qasje në këto dy dokument që ne kemi shfaq dyshime”, tha Gojani.

Burim Ejupi, nga Instituti për politika Zhvillimore, tha se institucionet duhet të kenë parasysh që qasja në dokumente publike është e drejtë kushtetuese.

“Institucionet e Kosovës do të kenë parasysh që qasja në dokumente zyrtarë është e drejtë kushtetuese, 1 vit deri 2 vite po shkon deri të na vinë dokumentet dhe po nënshkruhet kontrata”.

“Po flasim për kontrata milionëshe, shumica kur ka të bëjë me miliona dhe janë të përfshira shumë palë, dhe tani i kemi dy aktgjykime dhe institucionet të jenë më të përgjegjshme”.

Të ngjashme