Pas zotimit të ministrit Lluka, aprovohet projekti “Zhvendosja e gypave të azbestit” për KRU “Gjakova”

Prishtinë | 08 Gus 2018 | 15:15 | Nga

Pas zotimit të ministrit të zhvillimit ekonomik Valdrin Lluka për shtyrjen përpara të çështjes për trajtimin e gypave të azbestit në Ujësjellësin Rajonal “Gjakova” sh.a., është aprovuar projekti konkret “Zhvendosja e gypave të azbestit.

Ky projekt është aprovuar nga Këshilli Kombëtar i Investimeve i mbajtur më datë 13.07.2018 për financim përmes programit Soft Loan – huamarrje e butë me autoritetet hungareze konkretisht lloji i financimit në kuadër të marrëveshjes huamarrje shtetërore sipas Ligjit për Borxhin publik.

Për më tepër, Qeveria e Kosovës ka të rregulluar me autoritetet hungareze bashkëpunimin financiar përmes Ligjit Nr. 05/L – 153 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë hungareze për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar e nënshkruar në dhjetor të 2016-tës.

Kjo marrëveshje parasheh hapa konkretë të implementimit ku nuk do të mungojë mbështetja e ministrit Valdrin Lluka edhe më tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme