“Pastrimi” thotë se ka përmbushur rekomandimet e Auditorit, nga ZKA-ja s’janë të kënaqur

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 11:18 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e auditimit të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, raporton Ekonomia Online.

Sabri Kadriu, nga Zyra e Financave të ndërmarrjes “Pastrimi”, tha se nga 37 rekomandime të Auditorit, disa iu janë përgjigjur menjherë e për disa të tjera është dashur kohë për zbatim.  

“Është koha që ne keni marrë auditimin përfundimtar dhe në momentin që kemi arrë ka qenë obligim i ynë që bordit me iu përgjigjur”.

“Nga 37 rekomandime ne disa rekomandimeve ju kemi përgjigjur menjëherë. Ne jemi të licencuar për bartje dhe rregullim, në momentin që Komuna do e marrë edhe çështjen e inkasimit neve pak do ma hiqet barrë”.

“Në regjionin e Prishtinës në amvisëri jemi qind për qind. Në vitin 2012 ka qenë një donacion nga Japonia për 30 kamionë, pjesën dërrmuese i ka marrë Prizreni dhe 10 i kemi marrë ne”.

“Ka raste kur dikush nuk e ka regjistruar banesën në kadastër dhe neve na figuron emri i klientit paraprak. Shpesh bile kur shkojmë e iu trokasim në derë na kërcënojnë”, tha Kadriu.

Nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) shprehën se kur kompanitë po auditohen nga auditorë privat, të gjeturat dhe rekomandimet po janë më të vogla, raporton EO.

“Kur kompanitë po auditohen nga kompani private atëherë po është një numër shumë i vogël i rekomandimeve dhe të gjeturave, ndërsa kur i bëjmë ne dalin shumë më shumë rekomandime dhe të gjetura”, u shprehën nga ZKA-ja.

Ndërsa kryesuesi i komisionit, Driton Selmanaj, tha se opinioni për kompaninë “Pastrimi”, ka qenë ndër më negativët.

“Ne duhet të konstatojmë që opinioni është ndër më negativët për organizatën tuaj”, tha Selamanaj.

Të ngjashme