PDK-ja dhe VV-ja përplasen në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e privatizimit

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 14:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor Parlamentar ka mbajtur takim lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Gjatë diskutimit në këtë komision hetimor janë bërë përmirësime në formulimin e fushëveprimtarisë së këtij komisioni.

Gazmend Bytyçi, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar që të mos dëmtohet puna e komisionit me paragjykime të tilla, meqë sipas tij dëmton akuzën mbi bazën e komisionit të formuar me kërkesë të PDK-së.

“Mos ta dëmtojmë punën e komisionit në këtë drejtim, mos t’i japim qysh në start të punës tonë ngjyrimin e hetimeve të ndikimeve të grupeve të fuqishme. Ne absolut jemi në vijën e asaj që kemi kërkuar që të iniciohet ky komision parlamentar në arsyeshmërinë. Pretendojmë që kjo pjesë dëmton atë akuzën për të cilën ne kemi ngritur këtë çështje”.

Ndërsa anëtari i komisionit nga rradhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar që këtu të mos përzihet UCK-ja.

“Mos me pasë paraprakisht paragjykime po, po me i vë vulën për të orientuar hetimin diku, qysh e mbajta fjalimin që e pate në mbledhjen e kaluar thoshe ‘UÇK nuk ka marrë këtu në Ferizaj, por kanë marrë këta tjerët’. Këtu nuk duhet të orientohet e as nuk duhet me u përmend UÇK-ja. Nuk besoj që ka kush pretendime që bash me thënë privatizimi UÇK-ja. Edhe partitë politike, nuk duhet me u përmend se lëre më UÇK-ja që thoshte ‘ushtarët e UÇK-së”, ka shtuar ai.

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës në opozitë do të hedhë dritë mbi procesin e privatizimit dhe t’i nxjerrë me emra se kush ka privatizuar.

Hoxha ka insistuar që të hiqet termi “ndikimi i grupeve të caktuara të fuqishme”, sepse sipas tij është  paragjykim.

“Ne kemi me nxjerr në përfundim për ndikimin që mund ta kenë grupet e fuqishme të interesit.Ne kemi dashur kohën që kur jemi në opozitë të hedhim dritë mbi procesin e privatizimit dhe t’i nxjerrim me emra se kush ka privatizuar.Le të hetohen rastet individuale, qofshin ata politikan”.

“Neve na intereson se a ka pasur ndikime politike në procesin e privatizimit dhe kjo neve nuk na intereson sepse ne jemi përballuar me akuza të mëdha dhe ne po dojmë me u pastru”, ka theksuar Hoxha.

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, ka thënë se duhet të ketë hetim të ndikimeve politike sepse bordet janë të emëruara politikisht, raporton EO.

“Nëse ne thojmë që spo i hetojmë partitë politike kemi me mrri në një përfundim steril, që ndoshta s’ka pas nevojë për komision hetimor, por nëse duam të hetojmë rreth fushëveprimit, duhet të ketë hetim edhe të ndikimeve politike por edhe do të dalin sepse bordet janë të emëruara politikisht”.

Kurse, deputeti i VV-së, Liburn Aliu ka thënë se duhet të ketë një hartë për të shikuar se ku janë objektet e privatizuara dhe pastaj të hulumtohet.

Aliu thotë se insistimi i tillë tregon se PDK-ja e ka “mizën pas veshi”.

“Nuk po e paragjykojmë që është dikush. Bile a po do me të thënë të drejtën Sejdi, fakti që e keni iniciuar eliminimin e kësaj fjalie, i bie sikur ti e paske ‘një mizë pas veshi’ që po do me heq. Unë e di që nuk e ke, prandaj le. Se asgjë nuk po të bën dëm. Nuk po thotë as PDK, as kush tjetër. Veç fakti që po lyp të hiqet është keq, është për mu problematike kjo ‘hiqeni fjalën grup i fuqishëm sepse po mendoni që sikur ne’. Jo bre nuk po mendon askush, nuk po mendojmë hiç”, tha Aliu.

Të ngjashme