Peci: Gjendja në Ministrinë e Bujqësisë – e rëndë, 1.3 milionë euro do t’iu ndahen fermerëve

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 14:40 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin për Bujqësi ka raportuar ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi Rajonal, Faton Peci, ku tha se gjendja në këtë ministri është shumë e rëndë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci gjatë këtij komisioni tha se në kuadër të kësaj ministrie kanë hartuar programin dhe ligjet në kuadër të sektorit të bujqësis.

“Kemi hartuar programin e katër viteve dhe planin legjislativ, duke përfshirë këtu strategjitë për pyjet. Gjendja e ministrisë është shumë e rëndë, pa politika të qarta dhe niveli i borxheve dhe keqpërdorimeve vërehet dukshëm.  Mund të themi  që është një nga ministritë me gjendjen më të keqe”, tha Peci.

Tutje ai tha se diku 4 milionë euro janë marrë për t’u  shfrytëzuar për subvencione dhe që fermerët të  iu dalin në ndihmë. Ndërsa 8.9 milionë euro janë për rimëkëmbje ekonomike.

“Diku 4 milionë euro që janë bërë për subvencione, dhe që do iu dalin në ndihmë fermerëve, ndërsa 8.9 milionë euro janë për rimëkëmbje ekonomike, dëmet janë të mëdha, 1.3 milionë do ju ndahen fermerëve. Pra janë marrë 32 vendime në kuadër të kësaj ministrie”, theksoi tutje ai.

Kryetarja e Komisionit, Fitore Pacolli, ka pyetur ministrin lidhur me subvencionet dhe disa nga problemet që qytetarët kanë adresuar tek kjo ministri.

Ministri Peci, tha se fatkeqësisht ka parregullsi në pjesëmarrjen e subvencioneve, por çështje që do definohet qartë më tutje.

“Ministrinë e kam gjetur me borxhe të mëdha njëjtë edhe unë, dhe me një buxhet të mangët. Duke shpresuar që të punosh fort në këtë drejtim”, tha deputeti i LDK-së Besian Mustafa për ministrin Peci.

Deputeti Bekim Haxhiu nga PDK i tha ministrit Faton Peci se në raportimin e tij pat më shumë ankesa por pati mungesë të informacioneve për punët që janë bërë nga ai.

“Pati  shumë ankesa por punë nuk pati diçka, thatë se keni gjetur keqpërdorime të parave publike, por sa ka kallëzime penale keni bërë deri tash”, tha Haxhiu.

“Tupani rreh për ata që kanë veshë”, i kundërpërgjigjet ministri Peci, deputetit Haxhiu.

Të ngjashme