Për 3 muaj, 1 mijë e 249 qytetarë përfitojnë nga rimbursimi

Prishtinë | 09 Shk 2018 | 11:26 | Nga

 Administrata Tatimore e Kosovës me datë 8 Shkurt ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM4 2017.

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017.  Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 1,249.

Qytetaret të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, aplikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat  e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së. Dorëzimi i pikove duhet të bëhet nga data 12 Shkurt deri me 16 Shkurt 2018, nga ora 8:00- 16:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme