Për pesë vjet Trusti do t’i rimbursojë qytetarët për tërheqjen e 10%

Prishtinë | 03 Nën 2021 | 11:50 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rreth 120 milionë euro do t’iu rimbursohen qytetarëve në pesë vjetët e ardhshme për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti, raporton Ekonomia Online.

Në raportimin e Bordit dhe drejtorit të Fondit të Kursimeve Pensionale në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, u tha se tërheqja e këtyre mjeteve nuk e ka rrezikuar likuiditetin financiar.

Drejtori i Trustit, Ardian Zalli se këtë vit ka edhe rritje të kontribuuese aktiv në Trust.

“Kostoja e oportune është 9% e këtij 10 për qindëshi, ose 200 milionëshit, por kjo zbritet pak me kalimin e kohës, me rastin e rimburësimit prej qeverisë por duke filluar nga viti 2023.Rimburësimi është deri në 10 mijë euro, ose në 1 mijë euro të tërhequra, që i bjen dikun deri në 120 milionë, këto kthehen në vlerë nominale derisa të arrihet 20 për qindëshi për gjashtë vite”.

“Këtë vit janë rreth 400 mijë kontribuues aktiv, zakonisht në kohën kur ka zgjedhje KQZ-ja angazhon komisioner dhe vëzhgues dhe rritet kontribuuesit aktiv”, tha ai.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se tërheqja e 10% të Trustit ka qenë pozitive për qytetarët, derisa ai thotë se ka rritur bruto produktin vendor, raporton E.

“Sa i përket Trustit pensional, mirëpo nëse e shikojmë ndikimin e 10% te qytetarët mendojë që është shumë pozitive sepse nëse e krahasojmë që janë tërhequr diku 200 milionë, dhe ato janë investuar në Kosovë, do të thotë që kjo e rrit bruto produktin vendor, që ka impakt pozitivë dhe kjo ngritje ekonomike që e përmendi shkarazi 3% e kanë konstatuar ekspertët që ka ndodhur nga kjo tërheqje, prandaj kjo ndoshta do të ishte shoqëruar edhe me tërheqje të tjera të qeverisë për kategoritë e grave dhe të rinjve kishte me pasur më shumë impakt pozitiv”, tha Lekaj.

Deputetja nga radhët e VV-së, Yllza Hoti ka pyetur përfaqësuesit e Trustit, për ndikimin e tërheqjes së 10% në perfromancë.

“Ndikimet që ka pasur heqja e 10% në performancën e juaj si ka funksionuar, si ka shkuar mbarëvajtja e tërheqjes, por është e rëndësishme me pas informata se si ka ndikuar tërheqja përmes informatave dhe efektin që e ka pasur ky vendim në performancën. tjetra është a e rrezikon mbajtjen e likuiditetit shpërndarja e mjeteve të 10% duke marr parasysh që është një prej katër parimeve themelore”.

Të ngjashme