Për vetëm një orë, Elon Musk fitoi 2.3 miliardë dollarë nga Tesla

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Pasuria e Elon Muskut u rrit me plotë 2.3 miliardë dollarë vetëm brenda një ore, pasi aksionet e Teslas u rritën më shumë se sa pritej.

Në bursën e New Yorkut, stoku i prodhuesit të veturave elektrike, i cili më herët ishte mbyllur në vlerën e 580,99 dollarëve u rrit me 12 për qind duke kapur shifrën 649 dollarë.

Lidhur me këtë, sipas Indeksit të Miliarderëve të llogaritur nga Bloomberg, kjo rriti vlerën neto të shefit ekzekutiv të Teslas, Elon Musk në rreth 34 miliardë dollarë, përcjell Telegrafi.

Musk zotëron rreth një të pestën e aksioneve të Tesla, e cila përfshin pjesën më të madhe të pasurisë së tij. Megjithatë shumica e pasurisë së tij i është dedikuar fuqishëm së fundi kërkimeve teknologjike hapësinore, të llogaritura në rreth 14.6 miliardë dollarë.

Aksionet e Tesla kanë pasur një tendencë pozitive që nga muaji tetori, kur kompania gjeneroi një fitim të papritur në tremujorit të tretë.

Vlera e saj e tregut tani arrin më shumë mbi 100 miliardë dollarë dhe nëse qëndron mbi atë prag për një periudhë edhe më të zgjatur kohe, konkurrenca me Toyotan e vendit të parë në botë për prodhimin e makinave ka për të qenë edhe më e ashpër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme