Përfaqësues nga Ministria e Financave e Landit të Bavarisë vizitojnë ATK-në

Prishtinë | 17 Pri 2018 | 14:23 | Nga

Ne Administratën Tatimore te Kosovës po qëndron një delegacion nga Ministria e Financave e Landit të Bavarisë, gjegjësisht nga përfaqësuesit e saj të lartë, z. Norbert Rossmeil dhe z.Rafael Haselsteiner.

Gjatë vizitës u diskutua për bashkëpunimin e ATK-së me Ministrinë Financave të Landit të Bavarisë, bashkëpunim ky i cili ka filluar në vitin 2010.

Qëllimi i kësaj vizite është që ATK të paraqes fushat e rëndësishme për realizimin e objektivave strategjike të saj, që mund të realizohen me përkrahjen e vazhdueshme nga Ministria e Financave e Landit të Bavarisë dhe organizatën gjermane për bashkëpunim dhe zhvillim GIZ.

Gjatë këtij takimi drejtori i ATK-se Sakip Imeri tha se jemi mirënjohëse dhe e çmojmë shumë bashkëpunimin me GIZ, i cili administratën tatimore e ka mbështetur në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, zhvillimet e tjera institucionale duke ndihmuar në ngritjen e njësive organizative dhe në modernizimin e disa proceseve të punës.

Delegacioni nga Ministria e Financave e Landit të Bavarisë do të qëndroj për vizitë në ATK për tri ditë.

????????????????????????????????????
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme